Do arrestohet Berisha? Gazetarja: Ka kaluar të 70-tat, por SPAK mund të kërkojë edhe burg, për një arsye…!
Këshilli i Mandateve i hapi rrugën SPAK-ut për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, por çfarë ndodh më pas? Prokurorët do të vendosin midis “arrestit me burg” dhe “arrestit shtëpiak” për Berishën, por sipas ligjit, ndalohet ashpërsimi dhe masa e sigurisë arrest me burg për persona që janë mbi 70 vjeç. Sali Berisha e ka kapërcyer […]
Këshilli i Mandateve i hapi rrugën SPAK-ut për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, por çfarë ndodh më pas?
Prokurorët do të vendosin midis “arrestit me burg” dhe “arrestit shtëpiak” për Berishën, por sipas ligjit, ndalohet ashpërsimi dhe masa e sigurisë arrest me burg për persona që janë mbi 70 vjeç.
Sali Berisha e ka kapërcyer këtë kufi, ai është 79 vjeç.
Berisha akuzohet për veprën e korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, një vepër që sipas kodit penal është e dënueshme nga 4 deri në 12 vite burgim.
Për shkak se ligji i ka lënë të dyja mundësitë, ish-kryeministri është mes dy zjarreve. Gjithçka do të lihet në dorë të prokurorëve.
Kur të vendoset masa e ndalimit, Berisha nuk do të ketë më mundësi të komunikojë me qytetarët as përmes rrjeteve sociale.
Çdo shtetas që vendoset në arrest shtëpiak ka disa ndalime. Ai duhet të komunikojë vetëm me anëtarët e familjes së tij, ai nuk mund të dalë nga banesa dhe kontrollohet nga policia lokale, e cila njoftohet për adresën se ku ekzekutohet kjo masë, shpjegoi gazetarja e Top Channel./m.j
What's Your Reaction?