Do flasë për mediat/ Deputeti grek nesër në Tiranë, takim me Belerin në spital

Deputeti grek i partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos do të vijë në Tiranë. Gjatë vizitës në vendin tonë, Syrigos do të bëjë një takim në ambientet e paraburgimit që ndodhet te Qendra Spitalore e Burgjeve Tiranë (Nënë Tereza). Pas takimit, në orën 12:00, Syrigos do të prononcohet për mediat shqiptare, ku edhe do të […]

Gusht 10, 2023 - 15:30
 0
Do flasë për mediat/ Deputeti grek nesër në Tiranë, takim me Belerin në spital

Deputeti grek i partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos do të vijë në Tiranë.

Gjatë vizitës në vendin tonë, Syrigos do të bëjë një takim në ambientet e paraburgimit që ndodhet te Qendra Spitalore e Burgjeve Tiranë (Nënë Tereza).

Pas takimit, në orën 12:00, Syrigos do të prononcohet për mediat shqiptare, ku edhe do të zbulojë detaje nga takimi.

Beleri u arrestua për blerje votash vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Arrestimi i tij ka tensionuar jo pak retorikën e fqinjëve grek, të cilët kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm, madje çështjen e kanë ngritur si problematike deri në Bruksel.

Nëse shpallet fajtor Fredi Beleri rrezikon të dënohet nga 1 deri në 5 vite burg./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.