“Do hash dru, e dashura ime është shqiptare…”/ Jori Delli sqaron fjalët e reperit italian në videon ku konfirmoi romancën

Modelja Jori Delli ka sqaruar videon që ka shpërndarë sot në rrjete sociale, ku reperi  italian Fred de Palma dëgjohet teksa thotë ‘ E dashura ime është shqiptare”. Menjëherë pas publikimit të kësaj video, kanë nisur aludimet se modelja mund të jetë në lidhje me reperin e njohur italian, pasi këtë deklaratë të tij ajo […]

Gusht 16, 2023 - 20:13
 0
“Do hash dru, e dashura ime është shqiptare…”/ Jori Delli sqaron fjalët e reperit italian në videon ku konfirmoi romancën

Modelja Jori Delli ka sqaruar videon që ka shpërndarë sot në rrjete sociale, ku reperi  italian Fred de Palma dëgjohet teksa thotë ‘ E dashura ime është shqiptare”.

Menjëherë pas publikimit të kësaj video, kanë nisur aludimet se modelja mund të jetë në lidhje me reperin e njohur italian, pasi këtë deklaratë të tij ajo e kishte shoqëruar me disa emoi me zemra dhe flamurin shqiptar.

Por mesa duket përpos aludimeve, modelja është kritikuar pasi nuk ka qenë e vëmendshme gjatë deklaratës së reperit pasi ky i fundi dëgjohet duke sharë shqiptarët, gjë e cila është mohuar nga Jori.

Jori sqaron se reperi nuk po shan shqiptarë thjesht dhe deklarata e tij është kuptuar nga ata që nuk kuptojnë mirë italisht.

“Dua të bëj një sqarim në lidhje me videon e Fred që bën freed style, se çfarë thotë në video. Ndoshta shumica nuk e kanë kuptuar, ai thotë dhe në këtë freed style shahen me njëri-tjetrit, i thonë mos fol për të dashurën time se do hash dru, se e dashura ime është shqiptare.

Sikur gjasme unë do e rrah se jam shqiptare, por ai tjetri që është përballë nuk është shqiptar është italian. Si mendoni se unë mund të bëj share një video ku shahen shqiptarët, a jeni mirë”, sqaron Jori./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.