“Do ju denoncoj të dyve në polici”, shpërthen në lot dhe ulëret, çfarë i ndodhi Eglës

Mbrëmja e djeshme nuk ka qenë aspak e qetë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Debatet mes Eglës, Julit dhe Merionit kanë agravuar me tone të larta. Egla e ka akuzuar Julin se ky i fundit e ka ngacmuar, madje duke përmendur edhe familjen e tij. Ndërkohë që Juli i ka thënë Eglës që […]

Maj 9, 2024 - 09:00
 0
“Do ju denoncoj të dyve në polici”, shpërthen në lot dhe ulëret, çfarë i ndodhi Eglës

Mbrëmja e djeshme nuk ka qenë aspak e qetë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Debatet mes Eglës, Julit dhe Merionit kanë agravuar me tone të larta.

Egla e ka akuzuar Julin se ky i fundit e ka ngacmuar, madje duke përmendur edhe familjen e tij.

Ndërkohë që Juli i ka thënë Eglës që duhet t’i kërkojë ndjesë që ka përmendur familjen e tij, Egla është shprehur se nuk ka aspak arsye që t’i kërkojë ndjesë.

Në momentin që ka qenë tepër e ngarkuar, Egla ka shpërthyer në lot, madje është shprehur se po të kishte mundësi do t’i denonconte në polici, si Julin ashtu edhe Meritonin.

Pjesë nga debati:
Egla: Jam e mbledhur, më duhet t’u denoncoj të dyve në polici. Të dy në polici e keni vendin, burrecër. Një grua nuk e meriton këtë, o ndyrësira. Keni ditë që më bini në qafë. Mendoje tek nëna jote, tek motra jote.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.