“Do marrim fëmijën peng nëse s’nxjerrin vëllain nga burgu”/ Sibela vrau veten pas SMS-ve shtantazhuese të Altin Çokut, e ëma tregon se janë kërcënuar

Nëna e Sibela Abedinit, 27-vjeçares e cila dyshohet se u vetëvra pas mesazheve shantazhuese të Altin Çokut, ka treguar se janë kërcënuar. Daniela Abedini, në studionin e emisioni “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, u shpreh se një makinë i ka kaluar pranë dhe personi që ndodhej në mjet iu është drejtuar duke […]

Mars 22, 2024 - 14:50
 0
“Do marrim fëmijën peng nëse s’nxjerrin vëllain nga burgu”/ Sibela vrau veten pas SMS-ve shtantazhuese të Altin Çokut, e ëma tregon se janë kërcënuar

Nëna e Sibela Abedinit, 27-vjeçares e cila dyshohet se u vetëvra pas mesazheve shantazhuese të Altin Çokut, ka treguar se janë kërcënuar.

Daniela Abedini, në studionin e emisioni “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, u shpreh se një makinë i ka kaluar pranë dhe personi që ndodhej në mjet iu është drejtuar duke i thënë që “nëse nuk e nxjerrin vëllain nga burgu, do të marrim fëmijën peng”.

“Një makinë kaloi pranë meje dhe më tha se brenda 24 orëve nëse nuk e nxjerrin vëllain nga burgu, shtëpinë ta dimë, e do të marrim fëmijën peng, se me laçianët nuk merret dot njeri. Shkova tek policia dhe iu thashë se kërcënimi ka ndodhur përballë shkollës “Ibrahim Rugova”,”- u shpreh ajo.

Nëna e Sibelës u shpreh se ajo dhe fëmijët po kalojnë trauma dhe kanë frikë të lëvizin.

“Ai që më kërcënoi ishte i shëndoshë, me një xhup të zi dhe tullac. Shkolla është afër banesës time. Pastaj kam marrë çunin e xhajës në telefon që të më mbronte. Vajza mbante një thikë, se kishte frikë, e mbante me vete për vetëmbrojtje. Nuk më ka ndodhur asnjëherë të kërcënohem, është hera e parë që më ka ndodhur. Unë dhe fëmijët po kalojmë në trauma, kemi frikë të lëvizim”, tha nëna e Sibela Abedinit.

Ajo u shpreh se pas kërcënimeve ka larguar vajzën adoleshente nga shtëpia, ndërsa u shpreh se është 100% e sigurtë që Sibela është vrarë.

“Jam kërcënuar, e kam denoncuar në polici. Vajzën 17-vjeçe e kam larguar nga shtëpia.

Vajza e Sibelës është mirë, jeton me të atin në Kosovë. Flas në kamera me mbesën më thotë “ku është Bela”. Jam 100 % e sigurtë që ma kanë vrarë në katin e 4-rt kishte edhe dritare, mund të ishte hedhur edhe aty. Të gjithë këto gjëra vetëm ai mostra i ka bërë.

Vajza ime ishte një tip që nuk dilte në dyqan, jo më në hotel. Unë e njoh fëmijën tim”, përfundoi ajo.

Për vetëvrasjen e Sibela Abedinit, ndodhet në burg Altin Çoku, i cili akuzohet se i publikoi një foto intime të saj teksa ndodheshin së bashku në krevat dhe e shantazhoi./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.