“Do martohesh me atë që të them unë”, flet Hygerta Meta: Ose do arratisesha, ose do vrisja babanë!

Kjo është Hygerta Meta, studentja 19-vjeçare, e cila akuzohet se vrau e groposi babain e saj Pëllumb Meta, në fshatin Shënavlash të Durrësit. Gazetarja Enkeleda Arapi, e cila përcjell këtë foto, ka mundur po ashtu të sigurojë edhe dëshminë e vajzës në polici. Ashtu siç raportoi edhe vetë policia në njoftimin zyrtar për mediat, 19-vjeçarja ka […]

Shkurt 23, 2024 - 11:22
 0
“Do martohesh me atë që të them unë”, flet Hygerta Meta: Ose do arratisesha, ose do vrisja babanë!

Kjo është Hygerta Meta, studentja 19-vjeçare, e cila akuzohet se vrau e groposi babain e saj Pëllumb Meta, në fshatin Shënavlash të DurrësitGazetarja Enkeleda Arapi, e cila përcjell këtë foto, ka mundur po ashtu të sigurojë edhe dëshminë e vajzës në polici. Ashtu siç raportoi edhe vetë policia në njoftimin zyrtar për mediat, 19-vjeçarja ka thënë se e vrau të atin sepse ai donte ta fejonte me pahir. “Kishim pothuajse përditë konflikte dhe përplasje. Më tha që kjo punë është vendosur, do fejohesh me atë që të them unë dhe pikë”, ka dëshmuar e reja, duke thënë se kishte vetëm dy opsione: ose të arratisej, ose ta vriste të atin.

 

“Babain e vrava se donte të më martonte me dikë që unë as nuk e doja. Kishim pothuajse përditë konflikte dhe përplasje. Më tha që kjo punë është vendosur, do fejohesh me atë që të them unë dhe pikë. Unë planifikova se si mund të shpëtoja nga kjo fejesë. E vetmja mënyrë ishte ose të arratisesha nga shtëpia ose të vrisja babain”, mësohet të ketë deklaruar ajo.

Së i përket ditës së krimit, 19-vjeçarja u tha hetuesve se babë e bijë ishin vetëm në shtëpi dhe mohoi ta ketë ndihmuar dikush tjetër.

“Një ditë nisëm të debatonim prap kur ishim në shtëpi. Nëna ishte në arë. Mora pistoletën dhe e qëllova. Më pas kisha frikë mos më fusnin në burg dhe mendova të fshihja trupin e babait. Pasi e varrosa në afërsi të banesës mendova se edhe policia e besoi se ai ishte zhdukur. Unë e kam kryer e vetme krimin, nuk më ka ndihmuar askush”.

 

Hygerta Meta pretendon se e ekzekutoi të atin në katin e dytë të shtëpisë e më pas e mbështolli me qese dhe e çoi në kasollen që ndodhej në oborr, duke e groposur. Por hetuesit dyshojnë se ajo mund të jetë ndihmuar nga familjarët e tjerë, kjo edhe për shkak se 50-vjeçari ishte trup i madh. Trupi i Pëllumb Metës u zbulua mëngjesin e kësaj të premteje, 10 ditë pasi djali i madh i familjes e denoncoi atë të zhdukur. Pritet që ekspertiza të përcaktojë ditën kur u vra 50-vjeçari.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.