“Do mbetesh në histori”, Jasir Asani me fjalë të mëdha për Cikalleshin pasi njoftoi tërheqjen nga kombëtarja

Jasir Asani ka folur me elozhe dhe superlativa për Sokol Cikalleshin, pasi ky i fundit njoftoi ditën e sotme se është tërhequr nga

Maj 28, 2024 - 18:30
 0
“Do mbetesh në histori”, Jasir Asani me fjalë të mëdha për Cikalleshin pasi njoftoi tërheqjen nga kombëtarja

Jasir Asani ka folur me elozhe dhe superlativa për Sokol Cikalleshin, pasi ky i fundit njoftoi ditën e sotme se është tërhequr nga kombëtarja e futbollit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale Asani shkruan se pavarësisht gjithçkaje Cikalleshi do të mbetet në historinë e futbollit shqiptar, jo vetëm për kontributin e tij në fushë, por edhe si një njeri i madh.

Postimi Asanit:

Ndihem i privilegjuar që kam patur fatin dhe mundësinë të mësoj nga ti, e jam po aq krenar që kam zbritur në fushë përkrah teje për të njëjtin qëllim, për kombin tonë ????????

Krahas vlerave që nuk diskutohen si futbollist, ti je një njeri i madh me vlera të jashtëzakonshme. Do mbetesh gjithnjë pjesë e historisë, në pjesën e artë të saj, si një legjendë, që ka dhënë gjithçka për fanellën ????⚫

Suksese në çdo hap të jetës në vijim ❤Sokol Cikalleshi


Kujtojmë që vendimi i Cikalleshit për tu tërhequr nga kombëtarja, vjen një ditë pas bërjes publike të listës së fubollistëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në kampionatin Europian.

Trajneri Silvinjo kishte vendosur të linte jashtë kësaj liste Cikalleshin, uzunin, Baren, Muçin dhe Muçollin, duke thënë se ata nuk janë në 100% të formës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.