“Do ta shihni ç’do ju bëj”/ Babai i 29-vjeçarit në Pogradec: Hakmarrje, djali s’abuzoi me vajzën

Istref Tirollari, ka mohuar akuzat se i biri i tij, Kledi Tirollarit, ka abuzuar seksualisht me vajzën e ish-bashkëjetueses së tij. 29-vjeçari nga fshati Vërdovë i Pogradecit, akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e njerkës së tij 12-vjeçare. Në një prononcim për media, babai pranon se ka qenë i lidhur mne vajzën e […]

Janar 9, 2024 - 12:41
 0
“Do ta shihni ç’do ju bëj”/ Babai i 29-vjeçarit në Pogradec: Hakmarrje, djali s’abuzoi me vajzën

Istref Tirollari, ka mohuar akuzat se i biri i tij, Kledi Tirollarit, ka abuzuar seksualisht me vajzën e ish-bashkëjetueses së tij.

29-vjeçari nga fshati Vërdovë i Pogradecit, akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e njerkës së tij 12-vjeçare.

Në një prononcim për media, babai pranon se ka qenë i lidhur mne vajzën e 12-vjeçares, por mohon që i biri të ketë fjetur në një dhomë me vajzën e saj.

Ai deklaron se akuzat janë bërë nga ish-partnerja e tij si hakmarrje pas ndarjes mes tyre.

“Unë kam tre djem, të cilët punojnë e jetojnë në Greqi, përfshi dhe Kledin. Unë kam filluar bashkëjetesën me Mirela Bosin pa dijeninë e djemve. Kur është kthyer nga emigracioni Kledi i kam bërë me dije se unë bashkëjetoj me një grua që ka një vajzë. E mirëpriti dhe me tha se vajzën do e konsiderojme si motrën tonë. Vajza flinte me nënën e saj dhe jo me djalin.

Djali nuk ka patur marrdhenie seksuale me vajzën e bashkëjetesues. E gjithë kjo erdhi pas grindjeve tona dhe largimit të saj nga shtëpia. Kur është larguar na ka kërcënuar kur tha: ‘Do ta shihni se çfarë do t’u bëj’”- tha ai.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.