“Do të bëj copa-copa”/ Gruaja e Pëllumb Metës: Jam dhunuar prej 26 vitesh

Blerina Meta, bashkëshortja e Pëllumb Metës që u vra nga fëmijët e tij ka dhënë një intervistë për emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv mbi versionin e saj për vrasjen. Ajo tregon se është dhunuar prej 26 vitesh bashkë me fëmijët. “Unë jam një grua e dhunuar në mënyrë sistematike prej 26 vitesh duke më […]

Shkurt 26, 2024 - 16:35
 0
“Do të bëj copa-copa”/ Gruaja e Pëllumb Metës: Jam dhunuar prej 26 vitesh

Blerina Meta, bashkëshortja e Pëllumb Metës që u vra nga fëmijët e tij ka dhënë një intervistë për emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv mbi versionin e saj për vrasjen. Ajo tregon se është dhunuar prej 26 vitesh bashkë me fëmijët.

“Unë jam një grua e dhunuar në mënyrë sistematike prej 26 vitesh duke më përfshirë mua dhe fëmijët e mi”, tha ajo.

Blerina Meta, nëna e 3 fëmijëve që u lanë në burg sot për vrasjen e babait të tyre Pëllumb Meta e ftuar në emisionin “Pa Gjurmë” me Odeta Dumen ka rrëfyer se bashkëshorti i saj e dhunonte vazhdimisht prej 26 vitesh.

Odeta Dume: Si i ke pasur marrëdhëniet me të?

Blerina Meta: Ishte njeri agresiv, shumë i dhunshëm. Asnjëherë nuk arriti të qetësohej. Vetëm terrorizonte gjithë familjen. Edhe dritaret e katit të dytë nuk hapeshin ndonjëherë, ditët që erdhi policia i panë dritaret me ngjitës. Nuk dilja dot në ballkon të ndeja rrobat rrija me kurriz.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.