“Do të doja t’i kishte injektuar vetes zbardhues”/ Biden ngacmon Trumpin, ja gafa me Kim Jong Un

Presidenti i SHBA Joe Biden ka kujtuar deklaratën e bujshme të paraardhësit të tij, ndërsa tha se me shaka dëshironte që Donald Trump t’i kishte “injektuar vetes zbardhues”, duke kujtuar propozimin shumë të rrezikshëm që paraardhësi i tij bëri në 2020 në fillimin e pandemisë Covid-19. Duke folur në një mbledhje fondesh për fushatën në […]

Maj 11, 2024 - 10:40
 0
“Do të doja t’i kishte injektuar vetes zbardhues”/ Biden ngacmon Trumpin, ja gafa me Kim Jong Un

Presidenti i SHBA Joe Biden ka kujtuar deklaratën e bujshme të paraardhësit të tij, ndërsa tha se me shaka dëshironte që Donald Trump t’i kishte “injektuar vetes zbardhues”, duke kujtuar propozimin shumë të rrezikshëm që paraardhësi i tij bëri në 2020 në fillimin e pandemisë Covid-19.

Duke folur në një mbledhje fondesh për fushatën në San Francisko të premten, Biden foli për “kaos” nën presidencën Trump, të cilin votuesit nuk duhet ta harrojnë përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Muajin e kaluar, Biden iu referua përsëri atij sugjerimi të egër “injeksion zbardhues”, duke bërë shaka se Trump e provoi këtë metodë e cila sipas tij “i shkoi në të gjithë flokët”. Megjithatë, në ngjarjen e djeshme, Joe Biden bëri një gabim kur iu referua Kim Jong-un, “presidentit të Koresë së Jugut” (d.m.th. në vend të Koresë së Veriut) dhe “ngacmuesve” të tij ndaj Trumpit – siç i përshkroi letrat që kishte dërguar ndaj ish-presidentit të SHBA. (BalkanWeb)

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.