“Do të pengojmë Kosovën në KiE”, Vuçiç: Nuk bëjmë asnjë hap pas për çështjen e dinarit

Një fjalim televiziv para popullit presidenti serb Aleksandër Vuçiç paralajmëroi se Serbia do të marrë “vendim serioz” për Këshillin e Evropës, nëse kjo

Mars 30, 2024 - 14:00
 0
“Do të pengojmë Kosovën në KiE”, Vuçiç: Nuk bëjmë asnjë hap pas për çështjen e dinarit

Një fjalim televiziv para popullit presidenti serb Aleksandër Vuçiç paralajmëroi se Serbia do të marrë “vendim serioz” për Këshillin e Evropës, nëse kjo organizatë evropiane e pranon Kosovën si anëtare.

“Ne do të vazhdojmë të flasim për Kosovën, do të marrim edhe vendime për Këshillin e Evropës. Mendoj se reagimi i Serbisë duhet të jetë i fortë, serioz dhe i përgjegjshëm”, tha Vuçiç.

Duke folur për ndalimin e dinarit në Kosovë , Vuçiç theksoi se Beogradi nuk do të ndryshoj qëndrim.

“Ne do të shesim degët e bankës sonë kur të duam dhe si të duam. Nuk mundemi dhe nuk do ta pranojmë heqjen e dinarit nga përdorimi në Kosovë”, u shpreh Vuçiç.

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës miratoi të mërkurën dokumentin e raportueses Dora Bakojanis ku rekomandohej anëtarësimi i Kosovës.

Serbia votoi kundër dhe synon ta vazhdojë kundërshtimin megjithëse i kërkohet nga perëndimi të mos e pengojë anëtarësimin e Prishtinës ne organizmat ndërkombëtare./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.