Do të përdorej për ngjarje kriminale, policia gjen automjetin e vjedhur në Elbasan

Një automjet i vjedhur, i cili dyshohet se do të përdorej për ngjarje kriminale, është gjetur në Elbasan. Pas informacioneve të siguruara nga

Shkurt 28, 2024 - 10:55
 0
Do të përdorej për ngjarje kriminale, policia gjen automjetin e vjedhur në Elbasan

Një automjet i vjedhur, i cili dyshohet se do të përdorej për ngjarje kriminale, është gjetur në Elbasan.

Pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një automjet i parkuar në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” mund t’i shërbente ngjarjeve kriminale, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan shkuan në zonë, për të kryer veprimet procedurale në vendngjarje dhe më tej ato hetimore.

Shërbimet e Policisë kryen kontrollet në brendësi të automjetit, ku nuk u gjetën sende të kundërligjshme, por nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky automjet tip “Ford Fiesta ” ishte denoncuar i vjedhur më datë 15.12.2023, nga pronari i tij, shtetasi B. R..

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për të identifikuar autorin/ët e vjedhjes si dhe për të provuar ligjërisht qëllimin e përdorimit të këtij automjeti.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.