“Do të të vrasim vëllanë dhe do ta publikojmë në Twitter”, eksperti: Si u kërcënua personazhi publik shqiptar

Besmir Semanaj, IT, në një lidhje të drejpërdrejtë në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakaj, ka ngritur si shqetësim gjuhën e urrejtjes të ëprdorur nga shqiptarët në rrjetet sociale. Gjithastu eksperti tha se përdorimi i rrjeteve sociale në Shqipëri, është ndër më të lartit në Evropë. Ndërsa solli një rast, […]

Shkurt 27, 2024 - 08:50
 0
“Do të të vrasim vëllanë dhe do ta publikojmë në Twitter”, eksperti: Si u kërcënua personazhi publik shqiptar

Besmir Semanaj, IT, në një lidhje të drejpërdrejtë në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakaj, ka ngritur si shqetësim gjuhën e urrejtjes të ëprdorur nga shqiptarët në rrjetet sociale. Gjithastu eksperti tha se përdorimi i rrjeteve sociale në Shqipëri, është ndër më të lartit në Evropë. Ndërsa solli një rast, kur një personash publik shqiptar është kërcënuar live në platformën X, se do t’i gjenin vëllanë e mitur dhe do t’ia vrisnin.

Semanaj: Në Shqipëri kemi dy fenomene. Përdorimi i rrjeteve sociale është ndër më të lartit në Evropë. Jemi shteti numër një për gjuhën e urrejtjes në Evropë. Qytetarët shqiptarë kanë nga 5 llogari të rrjeteve sociale. Një ka për familjen dhe shoqërinë, dhe nja 5-6 të tjera që i përdor për pjesën e errët të internetit. Prandaj dhe na rezulton kaq i lartë numri i llogarive në Shqipëri. Kemi një numër të frikshëm të accounteve fake. Platforma X ka një gjuhë urrejtje të frikshme. Një personazh publik në Shqipëri, është kërcënuar. I është thënë “do të gjejmë vëllanë 10 vjeç, do ta marrim peng, do ta vrasim dhe do ta nxjerrim videon në X.” Ky ishte një kërcënim nga një llogari fake për një personazh publik në Shqipëri. Në këtë rast, pjesa tjetër e banorëve të internetit, e zbuluan kush ishte personi që e kërcënoi, dhe i publikuan gjithë familjen. I publikuan motrën e atij ,që ishte 11 vjeç. Pra një krim solli një krim. Kemi të bëjmë me rrjet psikopatësh. Mbyllja e rrjeteve sociale nuk e zgjidh këtë anë shoqërore. 

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.