Do të vishet vetëm kundër Interit, Rita Ora shfaqet me fanellën e ekipit italian

Klubi i Xhenoas luan më datë 29 dhjetor një ndeshje shumë të veçantë ndaj Interit. Një ndeshje ku klubi ka vendosur që të përdorë një fanellë speciale pasi feston 103-vjetorin e klubit. Për ta bërë edhe më të veçantë, klubi ka bashkëpunuar me këngëtaren e njohur Rita Ora. Pikërisht fanellën e artë speciale që do […]

Dhjetor 27, 2023 - 17:29
 0
Do të vishet vetëm kundër Interit, Rita Ora shfaqet me fanellën e ekipit italian

Klubi i Xhenoas luan më datë 29 dhjetor një ndeshje shumë të veçantë ndaj Interit.

Një ndeshje ku klubi ka vendosur që të përdorë një fanellë speciale pasi feston 103-vjetorin e klubit.

Për ta bërë edhe më të veçantë, klubi ka bashkëpunuar me këngëtaren e njohur Rita Ora.

Pikërisht fanellën e artë speciale që do të veshin Ekuban & Co. në ndeshjen e të shtunës, e ka prezantuar e para në rrjetet sociale këngëtarja shqiptare.

Ka qenë vetë klubi, ashtu si edhe Seria A që kanë shpërndarë foton e saj në rrjetet sociale, duke treguar këtë bashkëpunim shumë të veçantë për historinë e klubit italian.

Gcxgzx1xkaaekq

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.