Dodik siguron Moskën: Republika Sërpska nuk do të lejojë Bonsjen të marrë sanksione ndaj Rusisë

Presidenti i Republikës Sërbska, Milorad Dodik njoftoise do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut dhe shpreson të takohet me presidentin rus Vladimir Putin, si dhe me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov. Ai premtoi para mediave ruse se Republikës Sërbska nuk do të lejojë që Bosnja të vendosë sanksione ndaj Moskës. “Në […]

Qeshor 3, 2024 - 12:20
 0
Dodik siguron Moskën: Republika Sërpska nuk do të lejojë Bonsjen të marrë sanksione ndaj Rusisë

Presidenti i Republikës Sërbska, Milorad Dodik njoftoise do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut dhe shpreson të takohet me presidentin rus Vladimir Putin, si dhe me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov.

Ai premtoi para mediave ruse se Republikës Sërbska nuk do të lejojë që Bosnja të vendosë sanksione ndaj Moskës.

“Në nivel të shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës, nuk ka asnjë vendim për vendosjen e sanksioneve, gjegjësisht nuk janë vendosur zyrtarisht sanksionet kundër Rusisë. Konfirmimi më i mirë i kësaj është takimi im i fundit me zyrtarë të lartë evropianë, të cilët pyetën se kur do të vendosim sanksione ndaj Rusisë për herë të parë? Kjo do të thotë se nuk ka sanksione dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë, edhe pse është një pozicion shumë i vështirë”, theksoi Dodik.

Sipas tij, Perëndimi kërkon çdo ditë nga RS që të mbështesë sanksionet kundër Rusisë.

“Nuk mund t’u jem mirënjohës amerikanëve që as nuk duan të dëgjojnë se çfarë mendojmë ne, por po përpiqen të vendosin. Ky është thelbi i problemit, ata nuk flasin me ne, por vendosin për ne”, nënvizoi Dodik.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.