Doganat greke paralajmërojnë një grevë 48-orëshe: Do paralizohet lëvizja e mjeteve në të gjitha pikat kufitare

Doganat greke kanë paralajmëruar një grevë 48 orëshe nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit dhe deri në 04 prill në 08.00 të mëngjesit. Si pasojë e grevës do të paralizohet totalisht lëvizja e mjeteve nga dhe drejtë Greqisë në të gjitha pikat doganore që lidhin vendin me vendet e rajonit. Probleme do […]

Mars 28, 2024 - 20:40
 0
Doganat greke paralajmërojnë një grevë 48-orëshe: Do paralizohet lëvizja e mjeteve në të gjitha pikat kufitare

Doganat greke kanë paralajmëruar një grevë 48 orëshe nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit dhe deri në 04 prill në 08.00 të mëngjesit.

Si pasojë e grevës do të paralizohet totalisht lëvizja e mjeteve nga dhe drejtë Greqisë në të gjitha pikat doganore që lidhin vendin me vendet e rajonit.

Probleme do të ketë edhe për lëvizjen e mallrave në portet dhe aeroportet e vendit.

Përsa i përket doganave greke që janë porta hyrëse me vendin tonë,stafi në to paralajmëroi pjesëmarrje të gjerë në grevë.

Gjatë një kontakti të Top Channel me doganën e Kakavijës dhe atë të Kapshticës,na u tha se gjatë 48 orëve të grevës nuk do të mund të lëvizi asnjë mjet udhëtarësh dhe kamionë nga dhe drejtë Greqisë.

Do të lejohen vetëm këmbësorët të cilët kalojnë pa bagazhe dhe çanta.

Sindikata e doganave tha se vendimi për fillimin e grevës ishte i pa shmangshëm pasi qeveria nuk ka përmbushur asnjë nga pikat e kërkesave të kësaj sindikate.

Sindikata nuk pranoi ti përgjigjet pyetjes së top-ch lidhur me problemet që mund të shkaktohen prej kësaj greve pasi ajo përkon me ditët pas pashkës katolike dhe gjatë atyre ditëve do të ketë levizje të shtuar qytetarësh në dogana,por edhe kërkesë të shtuar për mallra./tch

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.