Dogjën dy makina në Korçë, arrestohet 18-vjeçari dhe bashkëpunëtorët e mitur

Polici e Korçës ka vënë në pranga një 18-vjeçar dhe tre shtetas të mitur pasi akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme. Sipas njoftimit, është

Mars 19, 2024 - 16:55
 0
Dogjën dy makina në Korçë, arrestohet 18-vjeçari dhe bashkëpunëtorët e mitur

Polici e Korçës ka vënë në pranga një 18-vjeçar dhe tre shtetas të mitur pasi akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme.

Sipas njoftimit, është arrestuar në flagrancë shtetasi  K. Sh., 18 vjeç, dy shtetas 17 vjeç dhe një shtetas 16 vjeç, banues në Korçë.

Nga këqyrja e pamjeve filmike dhe tërësia e provave të siguruara dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë djegur me zjarr, në lagjen nr. 4, automjetin tip “BMW” të shtetasit G. C., 20 vjeç, dhe në lagjen nr. 14, automjetin tip “Benz”, të shtetasit J. G., 18 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.