Dogji qëllimisht 3 makina me dy persona të tjerë/ Arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Një 41-vjeçar, i shpallur në kërkim është kapur nga policia në Vlorë, në sajë të operacionit të koduar “Triple”.   Bëhet fjalë për

Shtator 3, 2023 - 12:34
 0
Dogji qëllimisht 3 makina me dy persona të tjerë/ Arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Një 41-vjeçar, i shpallur në kërkim është kapur nga policia në Vlorë, në sajë të operacionit të koduar “Triple”.

 

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E. L., banues në Vlorë. Ai akuzohet si bashkëpunëtor me 2 shtetas të tjerë që dogjën qëllimisht 3 automjete, në 18 korrik, në lagjen “Pavarësia 3”.

 

Ndaj tij, Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” më 23 korrik, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

 

Ndërkohë, 2 bashkëpunëtorët shtetasit J. Ç., 32 vjeç dhe K. Y., 40 vjeç, (porositësi dhe zjarrvënësi) u identifikuan dhe u arrestuan nga Policia, një ditë pas ngjarjes.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.