Doktorët në Londër “hoqën dorë”, mjekët italianë shpëtojnë foshnjën

Mjekët italianë në spitalin Gaslini në Genoa kanë operuar me sukses një foshnje 6 muajshe nga Britania e Madhe e cila vuante një sëmundje në zemër. Familja e fëmijës iu drejtua spitalit italian pasi në mjekët në Londër iu kishin thënë se djali i tyre nuk mund të operohej, duke iu prerë në këtë mënyrë […]

Gusht 6, 2023 - 09:40
 0
Doktorët në Londër “hoqën dorë”, mjekët italianë shpëtojnë foshnjën

Mjekët italianë në spitalin Gaslini në Genoa kanë operuar me sukses një foshnje 6 muajshe nga Britania e Madhe e cila vuante një sëmundje në zemër.

Familja e fëmijës iu drejtua spitalit italian pasi në mjekët në Londër iu kishin thënë se djali i tyre nuk mund të operohej, duke iu prerë në këtë mënyrë shpresat.

Por ndërhyrja e kardiokirurgut italian Guido Michelon rezultoi e suksesshme. Operacioni i vogëlushit, i cili vuante nga një formë e rëndë e sëmundjes komplekse kongjenitale të zemrës, u krye më 7 korrik dhe vetëm tani është shpallur jashtë rrezikut për jetën.

“Dy operacione u kryen të kombinuara në një procedurë të vetme shumë komplekse që mësova gjatë trajnimit në SHBA me profesor Norwood që e konceptoi dhe e zbatoi për herë të parë këtë lloj ndërhyrje”, shpjegon doktor Michielon.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.