Doli kundër Putinit, kritiku i Kremlinit arrestohet në Tiranë, pritet vendimi për ekstradimin

Një shtetas rus ka përfunduar në prangat e policisë shqiptare. 57-vjeçari, i identifikuar si Aleksandër Bobovnikov është arrestuar në Rinas, pasi ishte shpallur në kërkim nga shteti rus për veprën penale të mashtrimit. Bobovnikov, me profesion neurokirurg, erdhi në Shqipëri me miqtë e tij gjermanë të hënën me charter, pasi kishte festuar ditëlindjen me ta […]

Maj 30, 2024 - 12:35
 0
Doli kundër Putinit, kritiku i Kremlinit arrestohet në Tiranë, pritet vendimi për ekstradimin

Një shtetas rus ka përfunduar në prangat e policisë shqiptare.

57-vjeçari, i identifikuar si Aleksandër Bobovnikov është arrestuar në Rinas, pasi ishte shpallur në kërkim nga shteti rus për veprën penale të mashtrimit.

Bobovnikov, me profesion neurokirurg, erdhi në Shqipëri me miqtë e tij gjermanë të hënën me charter, pasi kishte festuar ditëlindjen me ta në vendin europian.

Arsyeja se përse 57-vjeçari ishte shpallur në kërkim, është pasi është shprehur kundër luftës në Ukrainë.

Ai më herët ai është ndaluar në Firence por gjykata italiane ka ndaluar ekstradimin për shkak të natyrës politike të çështjes për të cilën kërkohej në vendin e tij.

Këtë të enjte në orën 12:00 zhvillohet në Gjykatën e Tiranës seanca për vlerësimin e masës së sigurisë. 57-vjeçari disponon edhe pasaportë izraelite. Vendet e Bashkimit Europian e kanë refuzuar arrestimin e tij, ndërsa aktualisht mbetet të shikohet cili do të jetë qëndrimi i drejtësisë shqiptare.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.