Doli nga Big Brother Vip për nënën e sëmurë, vjen reagimi i parë nga Bardhi

Këngëtari Bardhi Idrizi, i cili mbrëmjen e djeshme ndërpreu garën në “Big Brother Vip” pasi lajmërua nga i vëllai për gjendjen jo të mirë shëndetësore të së ëmës, ka publikuar foto krah saj nga spitali. Bardhi ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shihet nëna e tij në spital, ndërsa thekson se ajo ka […]

Mars 10, 2024 - 23:50
 0
Doli nga Big Brother Vip për nënën e sëmurë, vjen reagimi i parë nga Bardhi

Këngëtari Bardhi Idrizi, i cili mbrëmjen e djeshme ndërpreu garën në “Big Brother Vip” pasi lajmërua nga i vëllai për gjendjen jo të mirë shëndetësore të së ëmës, ka publikuar foto krah saj nga spitali.

Bardhi ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shihet nëna e tij në spital, ndërsa thekson se ajo ka të gjitha meritat për djalin që ai është sot.

Ndër të tjera, këngëtari ka falënderuar edhe ndjekësit e tij për mbështetjen dhe që janë shqetësuar për shëndetin e nënës së tij.

Reagimi:

Prane teje ne krejte rrethanat, ti je arsyeja me krejte meritat per djalin qe une jom! I lumtur qe je me mire! Falenderues per krejt njerezit qe m’kan shkru per gjendjen shendetesore te nanes! Kerkoj falje per krejte ata adhurues qe u deshpruan nga dalja ime e parakohshme, por ne fund te dites shendeti i gruas me te rendesishme ne jeten time vendosi ndryshe!

Shihemi shume shpejte! ❤

Po ashtu një reagim ka ardhur edhe nga menaxheri i Bardhit, i cili ka qenë pranë këngëtarit në spital.

Jetmir Agaj ka publikuar një foto nga spitali ku duket Bardhi me të ëmën e cila kryen vizitat mjekësore, ndërsa ka shkruar edhe një mesazh për të gjitha ata që sipas tij, po përdorin situatën e Bardhit.

“Famën ky e ka marr me punë me kungë me sjellje, jo me skandale, po ju premtoj qe kush mundohet me përdor ksi situata, kam me ja dhan Famen po për tkeq”, shkruan ai.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.