Doli për “hiking” me familjen, vdes papritur zëvendëskancelari zviceran Andre Simonazzi

Qeveria zvicerane ka njoftuar se zëvendëskancelari i Zvicrës, Andre Simonazzi vdiq të premten në moshën 55-vjeçare Simonazzi, baba i tre fëmijëve, ndërroi jetë papritur në “hiking” me familjen e tij, njoftoi qeveria në një deklaratë duke e falënderuar atë për shërbimin e tij si zëvendëskancelar që nga viti 2009, njofton swissinfo. Partitë politike të Zvicrës […]

Maj 12, 2024 - 13:50
 0
Doli për “hiking” me familjen, vdes papritur zëvendëskancelari zviceran Andre Simonazzi

Qeveria zvicerane ka njoftuar se zëvendëskancelari i Zvicrës, Andre Simonazzi vdiq të premten në moshën 55-vjeçare

Simonazzi, baba i tre fëmijëve, ndërroi jetë papritur në “hiking” me familjen e tij, njoftoi qeveria në një deklaratë duke e falënderuar atë për shërbimin e tij si zëvendëskancelar që nga viti 2009, njofton swissinfo.

Partitë politike të Zvicrës shprehën dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre për familjen e Simonazzi.

Simonazzi ka studiuar në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Gjenevë, sipas biografisë së tij zyrtare, dhe ka punuar si gazetar dhe oficer komunikimi përpara se të bashkohej me qeverinë. Pas vetës ai la gruan dhe tre fëmijë të rritur.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.