Doli të pinte kafe kur duhej të rrinte në shtëpi, arrestohet 43-vjeçari

Policia e Beratit ka arrestuar një 43-vjeçar pasi u gjet teksa po pinte kafe në lokal ndërkohë që duhej të ishte brenda në shtëpi për shkak të një vendimi gjykate, e cila kishte dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie”. 43-vjeçari nuk e ka respektuar vendimin e gjykatës duke dalë lirshëm nëpër Dimal, teksa u pa […]

Shkurt 10, 2024 - 12:56
 0
Doli të pinte kafe kur duhej të rrinte në shtëpi, arrestohet 43-vjeçari

Policia e Beratit ka arrestuar një 43-vjeçar pasi u gjet teksa po pinte kafe në lokal ndërkohë që duhej të ishte brenda në shtëpi për shkak të një vendimi gjykate, e cila kishte dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

43-vjeçari nuk e ka respektuar vendimin e gjykatës duke dalë lirshëm nëpër Dimal, teksa u pa duke pirë kafe në një lokal të zonës. Kjo ka bërë që policia të shkojë ta arrestojë.

Tashmë, pas thyerjes së masës së sigurisë, 43-vjeçari duhet të përballet sërish me trupin gjykues, i cili pritet të japë një masë sigurie më të ashpër.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin D. (A.) H., 43 vjeç, banues në Dimal, pasi duke qënë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, u kap në ambientet e një lokali”, njofton policia.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.