Donald Trump sërish kundër emigrantëve: Po helmojnë gjakun e vendit tonë

Donald Trump ka mbajtur sërish një qëndrim të ashpër përballë emigrantëve. Në një takim në New Hampshire, ai tha se amerikanët do duhet të ngrihen në protestë pasi emigrantët po “helmojnë gjakun e vendit tonë”. “Po helmojnë gjakun e vendit tonë. Kjo është ajo që ata kanë bërë”, tha Trump para turmës. Kjo nuk është […]

Dhjetor 17, 2023 - 15:13
 0
Donald Trump sërish kundër emigrantëve: Po helmojnë gjakun e vendit tonë

Donald Trump ka mbajtur sërish një qëndrim të ashpër përballë emigrantëve. Në një takim në New Hampshire, ai tha se amerikanët do duhet të ngrihen në protestë pasi emigrantët po “helmojnë gjakun e vendit tonë”.

“Po helmojnë gjakun e vendit tonë. Kjo është ajo që ata kanë bërë”, tha Trump para turmës.

Kjo nuk është hera e parë që Trump përdor këtë gjuhë përballë emigrantëve. Aso kohe presidenti aktual Joe Bide tha se kjo është një gjuhë që s’duhet lejuar të përdoret.

“Trump foli kohët e fundit se: ‘Gjaku i Amerikës po helmohet’… Përsëri, i bën jehonë të njëjtave fraza të përdorura në Gjermaninë naziste”, tha Biden në atë kohë.

CNN ka raportuar se nëse ish-presidenti fiton sërish në vitin 2024, ai planifikon të zgjerojë politikat e vijës së ashpër të imigracionit siç bëri në mandatin e tij të parë. Planet e tij thuhet se përfshijnë vendosjen e emigrantëve pa dokumente që tashmë jetojnë në SHBA në kampe ndalimi, me qëllim për t’i dëbuar në fund.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.