Donin të digjnin mbeturinat, por flakë morën 3 hektarë tokë

Policia e Matit ka nisur procedimin penal për dy persona si autorë të dyshuar dy djegieve në njësinë administrative Komsi. Ata donin që të digjnin disa mbeturinat, por flakët janë përhapur dhe kanë djegur rreth 3 hektarë me bimësi. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të këtij Komisariati, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal […]

Shkurt 11, 2024 - 11:10
 0
Donin të digjnin mbeturinat, por flakë morën 3 hektarë tokë

Policia e Matit ka nisur procedimin penal për dy persona si autorë të dyshuar dy djegieve në njësinë administrative Komsi.

Ata donin që të digjnin disa mbeturinat, por flakët janë përhapur dhe kanë djegur rreth 3 hektarë me bimësi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të këtij Komisariati, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, për shtetasit R.N.,  dhe M.K., të dy banues njësinë administrative Komsi,  pasi kanë ndezur zjarre për djegien e disa mbeturinave, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 3 hektarë tokë me bimësi”, njoftoi policia.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.