Donte të përfitonte kompensim financiar, infermierja britanike goditi veten me thikë dhe pretendonte sulm nga pacienti

Maxwell pretendonte se ishte sulmuar nga një paciente duke shkaktuar alarm për policinë, ndërsa një grua që u ndalua për këtë rast, ndërroi

Janar 11, 2024 - 16:51
 0
Donte të përfitonte kompensim financiar, infermierja britanike goditi veten me thikë dhe pretendonte sulm nga pacienti

Maxwell pretendonte se ishte sulmuar nga një paciente duke shkaktuar alarm për policinë, ndërsa një grua që u ndalua për këtë rast, ndërroi jetw para se të lirohej nga akuzat.

Infermierja pretendonte se ishte goditur në bark me një thikë supermarketi gjatë gjyqit katër ditor në Ayr, por tashmë është shpallur fajtore nga juria. Pamjet e kamerave të sigurisë tregonin se ajo kishte blerë vetë thikën më herët në supermarket.

Maxwell ishte gjetur me një plagë thike në spitalin Ailsa Hospital në Ayr mëngjesin e 22 nëntorit. Ajo thërriste për ndihmë dhe tregonte me dorë nga gruaja që akuzonte se e kishte sulmuar, raporton The Sun.

Maxwell tha se ishte sulmuar në zonën me pacientë të shëndetit mendor dhe policia nisi një operacion hetimi.

Por disa javë më vonë ata arrestuan Maxwell si e dyshuar për inskenim të incidentit, me qëllim përfitim kompensimi.

Hetuesi James McGoldrick, tha se në kërkimet e Maxwell në internet figuronin “anatomia e gruas”, “pretendim kompensimi” dhe pretendim kompensimi si viktimë e krimit”, sipas rrjetit lokal Ayr Advertiser.

Maxwell u shpall fajtore për deklarata të rreme dhe shpenzim të burimeve të policisë. Seanca e ardhshme e çështjes do të mbahet në shkurt./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.