Dorëheqja e policëve serbë, ndërkombëtarët të shqetësuar. Osmani: U kërcënuan nga Beogradi

Dorëheqja e tre pjesëtarëve serbë të Policisë së Kosovës në veri rreth 1 muaj pas fillimit të punës, ka nxitur reagime nga autoritetet në vend dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar. Shefi i misionit të Bashkimit Europian për sundimin e ligjit në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, tha se EULEX po ndjek nga afër zhvillimet shqetësuese, ndërsa […]

Gusht 18, 2023 - 11:46
 0
Dorëheqja e policëve serbë, ndërkombëtarët të shqetësuar. Osmani: U kërcënuan nga Beogradi

Dorëheqja e tre pjesëtarëve serbë të Policisë së Kosovës në veri rreth 1 muaj pas fillimit të punës, ka nxitur reagime nga autoritetet në vend dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar. Shefi i misionit të Bashkimit Europian për sundimin e ligjit në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, tha se EULEX po ndjek nga afër zhvillimet shqetësuese, ndërsa theksoi se “përbërja e policisë duhet të pasqyrojë dhe përfaqësojë shoqërinë të cilës i shërbejnë dhe e mbrojnë”.

Shqetësimet i ndan edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hoveiner: “I ndaj plotësisht këto shqetësime dhe ritheksoj angazhimin tonë ndaj një force policore multietnike në Kosovë. Siç e kam thënë disa herë, Policia e Kosovës ekziston për t’u shërbyer të gjitha komuniteteve në vend dhe pjesëtarët e saj duhet të jenë në gjendje të punojnë të lirshëm, pa frikë. Po ndjekim nga afër zhvillimet”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkroi se “dorëheqja e policëve të komunitetit serb është rezultat i drejtpërdrejtë i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia”.

“Kjo është një provë se politikat e Serbisë vazhdojnë të jenë një pasqyrë e taktikave të Millosheviçit. Ne do të vazhdojmë të sigurojmë gjithëpërfshirje në të gjitha institucionet dhe një Kosovë të sigurt për të gjithë”, deklaroi Osmani.

Nuk pati ndonjë konfirmim nga Policia e Kosovës për dorëheqjet e pjesëtarëve të rinj të policisë, pjesë e një grupi prej 46 efektivësh nga radhët e komunitetit serb, të cilët filluan punën në muajin korrik. Emrat e disa prej tyre janë përmendur në rrjetet sociale në gjuhën serbe dhe janë sulmuar për përfshirje në radhët e Policisë së Kosovës, prej nga janë larguar disa qindra policë serbë që prej nëntorit të kaluar.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.