Dorëhiqet qeveria në Maqedoninë e Veriut, një shqiptar për herë të parë Kryeministër

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka dorëzuar dorëheqjen e tij dhe të qeverisë në Kuvend. Kjo është konfirmuar nga zyra për shtyp e parlamentit në Shkup. Gjatë ditës pritet dhe dorëheqja e kryetarit të kuvendit, Talat Xhaferi, i cili të dielën pritet që të shkuarë historinë. Ai do të jetë shqiptari i parë […]

Janar 25, 2024 - 12:45
 0
Dorëhiqet qeveria në Maqedoninë e Veriut, një shqiptar për herë të parë Kryeministër

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka dorëzuar dorëheqjen e tij dhe të qeverisë në Kuvend. Kjo është konfirmuar nga zyra për shtyp e parlamentit në Shkup. Gjatë ditës pritet dhe dorëheqja e kryetarit të kuvendit, Talat Xhaferi, i cili të dielën pritet që të shkuarë historinë.

Ai do të jetë shqiptari i parë që do të ushtrojë funksionin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, edhe pse roli i tij do të jetë në një qeveri teknike. Zyrtarizmi i Xhaferit në drejtim të kabinetit do të bëhet më 28 janar, 100 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 8 majit.

Pjesëmarrjen në qeverinë teknike e konfirmoi dhe VMRO-DPMNE. Kjo parti opozitare përcaktoi dhe kandidatët për ministra dhe zëvendësministra. Por konfirmoi se do të votojë kundër kandidaturës së Talat Xhaferit për kryeministër.

Por duket se kjo kundërshti, nuk do ta ndalë atë që do të jetë një arritje historike: që një shqiptar do të drejtojë qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.