“Dorëzohet” Vuçiç, pranon kërkesën e opozitës: Zgjedhje të parakohshme në dhjetor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç shpalli mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare në vend, një kërkesë kjo që bëhej prej disa muajsh nga opozita, por dhe që u shtua në ditët e fundit pas ngjarjeve të dhunshme në Banjskë. Lideri serb u shpreh në një media vendase se zgjedhjet me shumë mundësi do të mbahen […]

Tetor 13, 2023 - 19:40
 0
“Dorëzohet” Vuçiç, pranon kërkesën e opozitës: Zgjedhje të parakohshme në dhjetor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç shpalli mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare në vend, një kërkesë kjo që bëhej prej disa muajsh nga opozita, por dhe që u shtua në ditët e fundit pas ngjarjeve të dhunshme në Banjskë.

Lideri serb u shpreh në një media vendase se zgjedhjet me shumë mundësi do të mbahen në 17 dhjetor, teksa shtoi se nuk do të jetë pjesë e fushatës për shkak të agjendës së ngjeshur që ka.

Vuçiç ka dhe një kërkesë për të gjithë votuesit që të dëgjojnë me kujdes të gjitha premtimet që do të bëhen gjatë fushatës dhe të mos bien pre e mashtrimeve.

“Zgjedhjet do të mbahen më 17 dhjetor, me kërkesë të opozitës, ia kam plotësuar kërkesën, do të ketë zgjedhje parlamentare. Kam aq shumë punë dhe takime sa nuk do të mund të marr pjesë në fushatat e ardhshme. fushatë, prandaj kërkoj nga qytetarët që të kenë kujdes, qëllimi i të gjithëve është rrëzimi i Serbisë, çfarëdo që t’ju thonë, qëllimi është rrëzimi i Serbisë, jo unë, sepse zgjedhjet presidenciale nuk po shkojnë, të përmbysin të gjithë ata që do ta ndihmonin Serbinë”, tha mes të tjerash Vuçiç./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.