Dortmund apo Real? Gjithçka duhet të dini për finalen e madhe të Champions League

Borussia Dortmund dhe Real Madrid do të përballen këtë mbrëmje për trofeun më të rëndësishëm të kontinentit europian, Champions League. Gjermanët rikthehen në “Wembley”, aty ku 11 vite më parë humbën finalen kundër Bayern Munchen dhe këtë herë duan të largohen fitimtarë, duke marrë kupën e dytë në këtë kompeticion. Nga ana tjetër, madrilenët kërkojnë […]

Qeshor 1, 2024 - 13:25
 0
Dortmund apo Real? Gjithçka duhet të dini për finalen e madhe të Champions League

Borussia Dortmund dhe Real Madrid do të përballen këtë mbrëmje për trofeun më të rëndësishëm të kontinentit europian, Champions League. Gjermanët rikthehen në “Wembley”, aty ku 11 vite më parë humbën finalen kundër Bayern Munchen dhe këtë herë duan të largohen fitimtarë, duke marrë kupën e dytë në këtë kompeticion. Nga ana tjetër, madrilenët kërkojnë trofeun e 15-të në Champions League, për të rikonfirmuar edhe një herë dominimin total në kontinent. Për shkak dëmtimi, Thibault Curtois nuk ka luajtur thuajse gjithë sezonin, por në finale Ancelotti ka vendosur që ai të jetë në portë, duke ulur në stol ukrainasin Lunin. Ndërsa Dortmund nuk ka mungesa të rëndësishme, por ka në formacion 4 lojtarë që luajnë finalen e Champions por nuk janë thërritur nga Gjermania për në Euro 2024.

Epilogu i dy legjendave

Kjo do të jetë ndeshja e fundit e dy prej ikonave të të dy klubeve, Marco Reus dhe Toni Kroos. Numri 11 i Dortmund ka lajmëruar largimin nga klubi pas 12 sezonesh dhe finalja e Champions League është mënyra më e mirë për ta bërë këtë, me shpresën se do ta shoqëroje edhe me një medalje kampioni në qafë.

Dortmund apo Real? Gjithçka duhet të dini për finalen e madhe

Ndeshja është edhe më e veçantë për Toni Kroos, gjithashtu e fundit edhe për të me fanellën e Real Madrid. Numri 8 ka deklaruar se do ta mbyllë me futbollin e luajtur pas Europianit. Fatet e dy talenteve gjermanë gjithsesi kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të ndryshëm. Pas një karriere të jashtëzakonshme, Kroos është rikthyer në kombëtaren gjermane dhe do të udhëheqë skuadrën në Euro 2024, ndërsa Reus është lënë jashtë nga Nagelsmann.

Sfida në shifra

Dortmund luan finalen e tretë të historisë së vet. Pasi fituan atë të vitit 1997 3-1 kundër Juventus, verdhezinjtë u mundën nga Bayern në vitin 2013.

Marco Reus dhe Matts Hummels janë dy lojtarët e vetëm të Dortmund që luajtën edhe 11 vite më parë po në “Wembley”.

Real Madrid ka fituar 5 nga 10 edicionet e fundit të Champions League, si dhe 8 finalet e fundit ku ka luajtur që prej vitit 1998. Në rrugën drejt finales, madrilenët kanë eliminuar dy skuadra të tjera gjermane, Leipzig dhe Bayern.

Nga finalja e vitit 2014, që hapi edhe epokën e tretë të lavdishme të Real Madrid, kanë mbetur vetëm 3 lojtarë, Carvajal, Nacho dhe Modric.

Real Madrid është skuadra e dytë me më shumë gola të pësuar (15) këtë sezon të Champions League, vetëm Antëerp (17) ka pësuar më shumë.

Dortmund ka pësuar vetëm 9 gola në këtë sezon, duke ruajtur portën e paprekur në 6 takime. Shumë më dobët Real Madrid, me vetëm 3 ndeshje pa pësuar gol.

Real Madrid ka fituar vetëm 1 nga 6 përballjet e mëparshme me Dortmund në Champions League që nuk janë luajtur në Madrid.

Formacioni i mundshëm

Borussia Dortmund: Kobel – Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Maatsen – Sabitzer, Can (c) – Sancho, Brandt, Adeyemi – Füllkrug

Nuk luajnë: Bensebaini (dëmtim), Duranville (dëmtim), Morey (dëmtim)

Real Madrid: Courtois – Carvajal, Rüdiger, Nacho (c), Mendy – Valverde, Camavinga, Kroos – Bellingham – Rodrygo, Vinícius

Nuk luajnë: Alaba (dëmtim), Tchouaméni (dëmtim)

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.