Dortmund tregon forcën në gjysmëfinalen e parë, PSG largohet me humbje nga Gjermania

Borussia Dortmund fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Paris Saint-Germain me rezultatin 1-0. Në Signa Iduna Park, vendasve iu mjaftua një gol i sulmuesit Gullkrug në pjesën e parë. Verdhezinjtë zhbllokuan sfidën në minutën e 35 me anë të sulmuesit Fullkrug, i cili nuk fali përballë portierit Donnarumma. Në fraksionin e dytë, miqtë tentuan me […]

Maj 1, 2024 - 23:15
 0
Dortmund tregon forcën në gjysmëfinalen e parë, PSG largohet me humbje nga Gjermania

Borussia Dortmund fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Paris Saint-Germain me rezultatin 1-0.

Në Signa Iduna Park, vendasve iu mjaftua një gol i sulmuesit Gullkrug në pjesën e parë.

Verdhezinjtë zhbllokuan sfidën në minutën e 35 me anë të sulmuesit Fullkrug, i cili nuk fali përballë portierit Donnarumma.

Në fraksionin e dytë, miqtë tentuan me ngulm golin e barazimit teksa Mbappe dhe Hakimi u ndalën nga shtylla.

Nga ana tjetër, edhe gjermanët patën shanset për golin e dytë, por pa ia dalë me sukses.

Në këtë formë, llogaritë e kualifikimit mbeten të hapura, megjithatë në Francë, Borussia Dortmund niset e avantazhuar me francezët që do të tentojnë përmbysjen.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.