Dosja “Buka sh.a”, GJKKO pezullon për një vit gjykimin ndaj Arben Ahmetajt

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pezulluar për 1 vit gjykimin ndaj Arben Ahmetajt për dosjen “Buka sha”. Gjykimi për këtë dosje është pezulluar mbi bazë të Nenit 352 për shkak se nuk provohet marrja dijeni e Arben Ahmetajt dhe nuk mund të bëhet në mungesë pasi avokatët e tij nuk […]

Shkurt 16, 2024 - 10:43
 0
Dosja “Buka sh.a”, GJKKO pezullon për një vit gjykimin ndaj Arben Ahmetajt

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pezulluar për 1 vit gjykimin ndaj Arben Ahmetajt për dosjen “Buka sha”.

Gjykimi për këtë dosje është pezulluar mbi bazë të Nenit 352 për shkak se nuk provohet marrja dijeni e Arben Ahmetajt dhe nuk mund të bëhet në mungesë pasi avokatët e tij nuk kanë tagër në këtë proces.

Ish-zv/Kryeministri Arben Ahmetaj akuzohet për këtë çështje për  “shpërdorim detyre” dhe për dëm ekonomik 7 miliardë Lekë ndaj familjes Myderizi e cila ishte pronare e 50% të aksioneve në ndërmarrjen “Buka sha”.

Në praktikën e privatizimit të ndërmarrjes në të cilën edhe shteti ishte aksioner, rezulton se është gjetur shkelje mbi një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila detyronte shtetin të pranonte si çmim shitje atë të vlerës së tregut dhe jo vlerën e vitit 1994.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.