Dosja e “21 Janarit”/ Gjykata e Lartë vendos më 12 mars nëse do t’ia kalojë SPAK-ut

Seanca e radhës për shqyrtimin e çështjes së “21 Janarit”, do të jetë publike në Gjykatën e Lartë. Kjo pasi Kolegji ka vlerësuar të nevojshëm dëgjimin e palëve për shkak se çështja paraqet rëndësi nga pikëpamja e së drejtës, për njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore. “Shqyrtimin e çështjes me nr. 70022-00558-00-2023 akti, me datë […]

Shkurt 27, 2024 - 15:30
 0
Dosja e “21 Janarit”/ Gjykata e Lartë vendos më 12 mars nëse do t’ia kalojë SPAK-ut

Seanca e radhës për shqyrtimin e çështjes së “21 Janarit”, do të jetë publike në Gjykatën e Lartë.

Kjo pasi Kolegji ka vlerësuar të nevojshëm dëgjimin e palëve për shkak se çështja paraqet rëndësi nga pikëpamja e së drejtës, për njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore.

“Shqyrtimin e çështjes me nr. 70022-00558-00-2023 akti, me datë regjistrimi 13.09.2023, në seancë gjyqësore me praninë e palëve më datë 12 Mars 2024, ora 13:00. Urdhërohet sekretaria pranë Gjykatës së Lartë që të njoftojë palët pjesëmarrëse në gjykim”, thuhet në njoftimin zyrtar të Gjykatës.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.