Dosja e Alda Klosit në gjyq; ish-zyrtarja lartë akuzohet për deklarim të rremë

Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim ish- zyrtaren e ministrisë së Financave, Alda Klosi, në shtëpinë e së cilës u

Tetor 16, 2023 - 14:10
 0
Dosja e Alda Klosit në gjyq; ish-zyrtarja lartë akuzohet për deklarim të rremë

Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim ish- zyrtaren e ministrisë së Financave, Alda Klosi, në shtëpinë e së cilës u vodhën 120 mijë euro nga sanitarja e saj.

Nëse gjykata penale pranon kërkesën e prokurorisë, Klosi do të gjykohet për deklarim të rremë të shumës që iu vodh në shtëpi.

 

Para policisë, Alda Klosi denoncoi 30 mijë euro të vjedhura dhe disa bizhuteri, por hetuesit zbuluan se shuma ishte më e madhe.

 

Pasi u vendos përballë këtij fakti, ish-zyrtarja tregoi se paratë i përkisnin xhaxhait të saj. Nga ana tjetër pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj, do të gjykohen për vjedhje në bashkëpunim me pasoja të rënda.

 

Në shtëpinë e tyre u zbuluan në tubin e aspirimit edhe gjysmë milionë euro, për të cilat ata deklaruan se i përkisnin, Alda Klosit që ua kishte dhënë për t’i ruajtur.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.