Dosja e “Gërdecit”/ Zardhet përmbajtja e letërporosisë nga autoritetet amerikane të drejtësisë

Në seancën e sotme ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, gjykata relatoi një letër-porosi të mbërritur nga autoritetet amerikane të drejtësisë. Përmes saj kërkohej informacion shtesë për kërkesën e palës shqiptare për të pyetur 5 shtetas amerikanë si dëshmitarë në gjyqin ndaj Mediut. Drejtësia amerikane kërkonte të dinte faktet objekt akuze për të cilën do të pyeteshin […]

Mars 6, 2024 - 12:50
 0
Dosja e “Gërdecit”/ Zardhet përmbajtja e letërporosisë nga autoritetet amerikane të drejtësisë

Në seancën e sotme ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, gjykata relatoi një letër-porosi të mbërritur nga autoritetet amerikane të drejtësisë. Përmes saj kërkohej informacion shtesë për kërkesën e palës shqiptare për të pyetur 5 shtetas amerikanë si dëshmitarë në gjyqin ndaj Mediut.

Drejtësia amerikane kërkonte të dinte faktet objekt akuze për të cilën do të pyeteshin shtetasit e saj, pse janë të domosdoshëm për procesin, statusin e tyre, a pranohet pyetja përmes video konferencës dhe a do t’ju lexohen të drejtat procedurale.

Në seancën e radhës palët në proces do të paraqesin informacionin shtese të kërkuar, duke dhënë dakordësi për kryerjen e video konferencës në datën 12 maj, të paraplanifikuar nga pala amerikane.

Po ashtu, në seancën e radhës, e caktuar më 13 mars, ish-ministri do të shprehet nëse do të japë apo jo pëlqim për t’u pyetur në cilësinë e të pandehurit.
/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.