“Dosja e plotë, është i fajshëm”/ Hila për “Belerin”: Kryeministri i Greqisë u zbyth. Çështja të lihet në dorë drejtësisë

Analisti Dritan Hila e cilëson arrestimin e Fredi Beleri si të ligjshëm. I ftuar këtë mbrëmje në “Open” ai thotë se ky arrestim, dhe mbajtja e tij ende në qeli, nuk është vendim politik, por se tregon që dosja e tij është e plotë dhe e bën atë të fajshëm. Deklaratën e një ditë më […]

Shtator 18, 2023 - 21:46
 0
“Dosja e plotë, është i fajshëm”/ Hila për “Belerin”: Kryeministri i Greqisë u zbyth. Çështja të lihet në dorë drejtësisë

Analisti Dritan Hila e cilëson arrestimin e Fredi Beleri si të ligjshëm. I ftuar këtë mbrëmje në “Open” ai thotë se ky arrestim, dhe mbajtja e tij ende në qeli, nuk është vendim politik, por se tregon që dosja e tij është e plotë dhe e bën atë të fajshëm.

Deklaratën e një ditë më parë të bërë nga kryeministri i Greqisë, ai e quan si një “zbythje” të shtetit helen, ku nuk kërkon më lirimin e tij, por dhënien e mundësisë që të betohet si kryetar i bashkisë së Himarës.

“Nuk më duket vendim politik. Edhe departamenti i shtetit u shpreh që le të lëmë drejtësinë të flasë. Janë disa shkallë që e kanë certifikuar gjithë procedurën dhe veprimet që ai ka kryer si të fajshëm, dhe si të rrezikshëm për t’u lënë jashtë. Nuk shikoj si vendim politik.

Madje dje kryeministri grek bëri një tërheqje, ku deri dje kërkonte lirimin e tij, ndërsa dje kërkoi betimin e tij. Këtë e shikoj si një zbythje. Pastaj avokatët e tij patjetër do të flasin në mbrojtje të tij. Beleri duhet të kalojë shkallët e betimit shqiptar. Fakti që të gjitha shkallët e mbajnë brenda do të thotë që dosja është e plotë”, u shpreh ai./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.