Dosja e SPAK/ Plani i Ervis Martinajt dhe ish deputetit të PS për të vrarë Durim Bamin, në ndihmë u erdhi edhe Shullazi nga burgu

SPAK ka zbardhur disa prej ngjarjeve të bujshme në vend, ndërsa goditi 7 grupe kriminale. Në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi Ervis Martinaj i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga shtetasi Arben Ndoka. Këta dy grupe […]

Maj 18, 2024 - 17:40
 0
Dosja e SPAK/ Plani i Ervis Martinajt dhe ish deputetit të PS për të vrarë Durim Bamin, në ndihmë u erdhi edhe Shullazi nga burgu

SPAK ka zbardhur disa prej ngjarjeve të bujshme në vend, ndërsa goditi 7 grupe kriminale.

Në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi Ervis Martinaj i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga shtetasi Arben Ndoka.

Këta dy grupe kriminale, për arritjen e qëllimit kriminal kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, të dy këto grupe kriminale  kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit.

Po kështu për të realizuar qëllimet kriminale Ervis Martinaj kontakton shtetasin Viktor Imeri cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim i kërkon vrasjen e shtetasit F.H.

Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka vijnë edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe A.A., të cilët edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë Ervis Martinaj dhe Arben Ndokën realizimin e qëllimit kriminal që është vrasja e Durim Bamit etj.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.