Dosja “Gërdeci”/ Sot seanca ndaj Fatmir Mediut, gjykata do të shprehet për listën e dëshmitarëve

Kete te marte pasdite, ora 15:00 do te zhvillohet gjyqi ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu. Ne seancen e fundit avokati i viktimave Dorjan Matlia kerkoi te njihet me materialet dhe listën e dëshmitarëve të dorëzuar nga mbrojtja. Avokatët mbrojtës iu përmbajtën listës me 90 dëshmitarë mes tyre edhe personalitete të huaja ushtarake dhe politike. […]

Tetor 3, 2023 - 10:45
 0
Dosja “Gërdeci”/ Sot seanca ndaj Fatmir Mediut, gjykata do të shprehet për listën e dëshmitarëve

Kete te marte pasdite, ora 15:00 do te zhvillohet gjyqi ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu.

Ne seancen e fundit avokati i viktimave Dorjan Matlia kerkoi te njihet me materialet dhe listën e dëshmitarëve të dorëzuar nga mbrojtja.

Avokatët mbrojtës iu përmbajtën listës me 90 dëshmitarë mes tyre edhe personalitete të huaja ushtarake dhe politike.

Prokurori Arben Kraja u shpreh kundër këtyre emrave pasi sipas tij Mediu akuzohet për një fakt penal konkret dhe jo për procesin e demontimit.

Avokati i viktimave kërkoi si dëshmitar të paraqitet edhe ish kreu i bashkisë së Vorës Fiqiri Ismaili. Ai ishte në të njëjtën linjë me SPAK për personalitetet e huaja të cilët sipas tij do zvarrisnin procesin.

Gjykata pritet te shprehet sot për listën e dëshmitarëve.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.