Dozat e kokainës gati për shitje, arrestohet 30-vjeçari nga Fieri

Policia e Fierit ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili u kap në një lagje të qytetit, me doza kokaine me vete dhe në automjet, si dhe me një shumë parash të përfituara nga shitja e dozave. Në kuadër të operacionit “Tempulli” u arrestua në flagrancë, në lagjen “8 shkurti”, shtetasi Eriseld Kajolli, 30 vjeç, banues […]

Dhjetor 22, 2023 - 14:04
 0
Dozat e kokainës gati për shitje, arrestohet 30-vjeçari nga Fieri

Policia e Fierit ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili u kap në një lagje të qytetit, me doza kokaine me vete dhe në automjet, si dhe me një shumë parash të përfituara nga shitja e dozave.

Në kuadër të operacionit “Tempulli” u arrestua në flagrancë, në lagjen “8 shkurti”, shtetasi Eriseld Kajolli, 30 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrolleve fizike dhe në automjetin e 30-vjeçarit, u gjetën një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, me qëllim shitjen, si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga shitja e tyre dhe 5 celularë.

Sendet e gjetura së bashku me lëndën narkotike dhe shumën e parave u sekuestruan nga policia.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.