Drama e Matildës, humbi jetën pas aksidentit me skuter që e mori dhuratë për 18-vjetor

ITALI – Një 18-vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti me skuter, të cilin e kishte marrë dhuratë një muaj më parë, për

Maj 28, 2024 - 11:40
 0
Drama e Matildës, humbi jetën pas aksidentit me skuter që e mori dhuratë për 18-vjetor

ITALI – Një 18-vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti me skuter, të cilin e kishte marrë dhuratë një muaj më parë, për ditëlindje.

Sipas medieve italiane, Matilda Agnesi kishte shkuar të vizitonte dajat e saj në Comezzano-Cizzago. Duke u kthyer për në shtëpi, ajo ka humbur kontrollin e skuterit duke përfunduar në një kanal.

Ndërhyrja e ekipeve të emergjencës ishte e kotë, pasi vajza kishte ndërruar jetë në vend.

18-vjeçarja jetonte në Trenzano (Brescia) dhe babai i saj është pronar i një restoranti.

“Një tragjedi e madhe për komunitetin tonë”, thotë kryetari i bashkisë së Trenzano, Italo Spalenza./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.