Drejtori i Policisë Durrës: Hysen Meta sa ishte kthyer nga Italia, planifikoi vrasjen e babait me Hygertën

Hysen Meta, denoncoi zhdukjen e të atit të tij Pëllumb Meta në orët e vona të 13 Shkurtit. Ai deklaroi para bluve në Durrës se “babai ishte zhdukur”. Drejtori i Policisë në këtë qytet Skënder Hita, tha sonte në “Opinion” në Tv Klan se 24 vjeçari kishte pak ditë që ishte kthyer nga Italia dhe […]

Shkurt 27, 2024 - 09:35
 0
Drejtori i Policisë Durrës: Hysen Meta sa ishte kthyer nga Italia, planifikoi vrasjen e babait me Hygertën

Hysen Meta, denoncoi zhdukjen e të atit të tij Pëllumb Meta në orët e vona të 13 Shkurtit. Ai deklaroi para bluve në Durrës se “babai ishte zhdukur”. Drejtori i Policisë në këtë qytet Skënder Hita, tha sonte në “Opinion” në Tv Klan se 24 vjeçari kishte pak ditë që ishte kthyer nga Italia dhe se planin për ekzekutimin e kryefamiljarit e kishte bërë bashkë me të motrën 19 vjeçare, Hygertën.

Sipas Hitës, familjarët e të ndjerit paraqitën edhe disa receta mjekësore në komisariat, me pretendimin se ai kishte probleme të shëndetit mendor. Por që më pas rezultoi e pavërtetë. Po ashtu, fakti që 50 vjeçari nuk kishte humbur asnjëherë më parë kontaktet dhe ishte i përkushtuar ndaj punës e familjes, e bëri Policinë të dyshojë se kishin të bënin me një krim të rëndë.

Skënder Hita: Për të denoncuar këtë rast ka ardhur dhe është paraqitur Hysen Meta, djali i madh i viktimës tashmë.

-Që jetonte si emigrant në Itali?

Skënder HitaShkonte dhe vinte herë pas herë, kishte qenë dhe në Angli. Pra, bënte një jetë mes emigrimit dhe Shqipërisë. Ai kishte disa ditë para ngjarjes që ishte kthyer. Në familjen e tyre bashkë me motrën kanë planifikuar vrasjen e babait të tyre.

-Sa kohë përpara, ka të dhëna?

Skënder Hita: Që në momentin që ka ardhur në Shqipëri, kanë filluar diskutimet vëlla e motër për të realizuar këtë krim monstruoz. Në këto kushte pas kallëzimit të bërë, në datë 13 në orët e vona të darkës ai vjen e thotë “babai është zhdukur”. Është bërë procedura normale e rastit. Pas kësaj janë intervistuar familjarët, kolegët, ditën tjetër dhe më datë 17 u gjet mjeti i braktisur në zonën pranë Sektor Rinia. Fakti që u gjet mjeti patjetër do shihej dhe rrugë kalimi, u zbulua dhe një makinë tjetër që e ndiqte. Këto ishin indiciet që na dhanë të kuptonim që s’kemi të bëjmë me një zhdukje, por duhej hetuar dhe duhej çuar para për të mësuar të vërtetën. I bëmë një profil analitik viktimës, nxorrëm të dhëna, ai nuk kishte humbur ndonjëherë kontaktet, jetën e kishte të lidhur te puna e te familja, i kishte afër, në këto rrethana ai s’mund të largohej dhe të linte makinën në një vend të pazakontë. Familja e tij na thanë se ka marrë dhe mjekim për të sëmurë mendor, ku na paraqitën disa dokumenta shëndetësorë dhe receta që i kishin bërë vite më parë, por nuk na rezultonte e vërtetë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.