Drejtori i Policisë së Kosovës: Sulmet në veri ishin të orkestruara nga Serbia

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për mediat ka bërë një rezyme të punës së bërë gjatë

Dhjetor 28, 2023 - 17:06
 0
Drejtori i Policisë së Kosovës: Sulmet në veri ishin të orkestruara nga Serbia

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për mediat ka bërë një rezyme të punës së bërë gjatë vitit 2023.

Hoxha deklaroi para gazetarëve se 2023 ka qenë një vit përgjithësisht i qetë në Kosovë me përjashtim të veriut, ku situata ka qenë e agvravuar për shkak të sulmeve terroriste të bëra ga grupet kriminale serbe.

Sipas tij po në veri ka patur dhe protesta të dhunshme nga anaa e qytetarëve serbë të cilët po ashtu kaën dhunuar gazetarët dhe anëtarët e KFOR.

Duke u ndalë në këtë konstatim po nxjerrim disa prej sulmeve dhe rasteve konkrete. Janë protestat dhe sulmet e dhunshme të grupeve kriminale që kanë ndodhur në katër komunat veriore me rastin e hyrjes së kryetarëve në objektet komunale, ku janë sulmuar policia, pjesëtarët e KFOR-it, gazetarët e qytetarët. Ka disa sulme të kryera gjatë këtij viti nga shteti serb, që na kanë çuar deri në këtë konkludim. Protestat, sulmi ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës, gazetarëve, qytetarëve, kidnapimi i policëve nga strukturat e policisë serbe me 29 Maj, pastaj sulmi terrorist në fshatin Banjskë. Të gjithë e dimë betejën e Banjskës dhe suksesin e Policisë së Kosovës në ketë sulm”, ka thënë ai.

Hoxha ka përmendur edhe operacionet policore për hetimin e zbulimin e parave të falsifikuara dhe falsifikim të dokumenteve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.