Drejtori i policisë zbulon emrat/ Ja kush janë personat e arrestuar dhe shpallur në kërkim për drogë

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka dhënë detaje nga megaoperacioni “Flakë në det”, ku janë lëshuar 15 urdhër arreste

Tetor 9, 2023 - 19:15
 0
Drejtori i policisë zbulon emrat/ Ja kush janë personat e arrestuar dhe shpallur në kërkim për drogë

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka dhënë detaje nga megaoperacioni “Flakë në det”, ku janë lëshuar 15 urdhër arreste dhe u arrestuar shefi i komisariatit të Kurbinit Dritan Meta.

 

Rrumbullaku tha se gjithçka nisi pas zbulimit të një rrjeti të trafikut të drogës në Patok, ku u pikasën dy mjete lundruese që shkëmbenin ‘mallin’.

 

Sipas policisë, shtetasit që ndodheshin në velerië, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues, ndërsa personat që ndodheshin në bord, janë arrestuar.

 

Rrumbullaku bëri gjithashtu me dije se janë shpallur në kërkim Gëzim Çela, Arben Dalipaj banues Vlorë, Roland Guzo banues në Durrës, të cilët sipas tij ndodhet jashtë vendit.

 

‘Operacioni i koduar ‘Flakë në det’, i finalizuar në bazë të inteligjencës policore, në bashkëpunim me policinë italiane. Ky operacion filloi pas njoftimit për lëvizjen e një mjeti lundrues nga Laguna Patoku në jug-perëndim. Ky mjet ka kontaktuar në det një tjetër mjet, dhe dy personat në dy mjete kanë shkëmbyer lëndë narkotike. Shtetasit në Velierë kur kanë konstatuar policinë, i kanë vënë zjarrin velierës dhe kanë tentuar të largohen me një barkë, por janë kapur në flagrancë. Po ashtu janë arrestuar 4 shqiptarë dhe 2 ukrainas. U sekuestrua 23 kg drogë.

 

Në vijim të hetimeve, të kryera nga hetimet në bashkëpunim me SPAK, ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për trafik narkotikësh për grup të struktura kriminale për Gëzim Çelën, Arben Dalipaj banues Vlorë, Roland Guzo banues në Durrës. Dritan Metaj, shefi i policisë Laç, i cili është arrestuar. Tre të tjerët janë shpallur në kërkim. Në bashkëpunim po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tyre. Rezulton se janë Shqipërisë.’- tha Rrumbullaku.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.