Drogë dhe pastrim parash, aksion antimafia në Itali, 15 persona të arrestuar

Një operacion antimafia i koduar “Oleandro” çoi në arrestimin e 15 personave. Operacioni u shtri në Siçiili, Toskanë dhe Friuli Venezia Giulia. Mbi

Janar 18, 2024 - 16:25
 0
Drogë dhe pastrim parash, aksion antimafia në Itali, 15 persona të arrestuar

Një operacion antimafia i koduar “Oleandro” çoi në arrestimin e 15 personave. Operacioni u shtri në Siçiili, Toskanë dhe Friuli Venezia Giulia.

Mbi 120 karabinierë u mobilizun në operacion. Të arrestuarit akuzohen për trafik droge dhe pastrim parash. Të dyshuar janë 26 persona, por vetëm për 15 prej tyre u ekzekutuan masat e sigurisë.

Mediet italiane bëjnë me dije se 14 persona janë lënë në burg ndërsa 1 në arrest shtëpie.

Janë sekuestruar 81 ndërtesa dhe toka në provincat e Catania dhe Arezzo  dhe 5 makina. Gjithashtu janë sekuestruar pasuri me vlerë mbi 12 milioën euro.

Të dyshuarit ishin pjesë e “grupit Picanello” të klanit Santapaola-Ercolano.

Në krye të grupit ishin  Carmelo “Melo” Salemi, 65 vjeç dhe Giuseppe Russo, 48, i njohur si “gazetari” ose “eleganti”./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.