Drogë “luksoze”, policia bastis banesën e 39-vjeçarit shqiptar në Itali, gjen kanabis me vlerë 20 mijë euro

Policia italiane ka vënë në pranga një 39-vjeçar, në provincën Crotone. Gjatë një kontrolli në banesën e tij, policia gjeti rreth dy kilogramë

Shkurt 20, 2024 - 17:34
 0
Drogë “luksoze”, policia bastis banesën e 39-vjeçarit shqiptar në Itali, gjen kanabis me vlerë 20 mijë euro

Policia italiane ka vënë në pranga një 39-vjeçar, në provincën Crotone. Gjatë një kontrolli në banesën e tij, policia gjeti rreth dy kilogramë lëndë narkotike të llojeve të ndryshme.Bëhet fjalë për 697 gramë hashash, një kilogram marihuanë dhe 140 gramë kokainë. Po ashtu,  një peshore precize dhe një material i përdorur për paketimin e drogës.

Mbi pakot e lëndës narkotike, 39-vjeçari kishte stampuar logon e një brandi luksoz dhe ekipesh futbolli. Sipas autoriteteve, ky është një truk për të treguar ndaj klienteve se bëhej fjalë për drogë të cilësisë së lartë.

Droga në treg do t’i siguronte 39-vjeçarit rreth 20 mijë euro.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.