Drogë me autobus nga Shqipëria drejt Italisë, arrestohen 3 persona, sekuestrohet 25 kg kokainë

Dy shqiptarë dhe një italian përfunduan në pranga për trafik droge. Dy shqiptarët e dërgonin drogën me një autobus që vinte nga Shqipëria. “Në pranga ra një shtetas italian 31-vjeçar dhe dy shtetas shqiptarë të moshës 42 dhe 39 vjeç për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike”, njofton policia italiane.  Karabinierët pas një hetimi për […]

Maj 22, 2024 - 17:30
 0
Drogë me autobus nga Shqipëria drejt Italisë, arrestohen 3 persona, sekuestrohet 25 kg kokainë

Dy shqiptarë dhe një italian përfunduan në pranga për trafik droge.

Dy shqiptarët e dërgonin drogën me një autobus që vinte nga Shqipëria.

“Në pranga ra një shtetas italian 31-vjeçar dhe dy shtetas shqiptarë të moshës 42 dhe 39 vjeç për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike”, njofton policia italiane. 

Karabinierët pas një hetimi për trafikun e drogës, identifikuan një person që përdorte pronën e tij në Lainate si vend për grumbullimin e lëndëve narkotike.

Të dielën, më 19 maj, në orën 6.30 të mëngjesit, policët vunë re 31-vjeçarin duke dalë me një makinë nga garazhi i ndërtesës në Lainate, e cila pasi arriti në Varese, ndaloi në Piazzale Kennedy, në zonën e përdorur per parkimin e autobuseve te ardhur nga Shqiperia.

Kalimi i drogës nga autobusi në Varese

Oficerët panë dy burra, 39-vjeçarin dhe 42-vjeçarin shqiptar, të cilët nga një autobus i kaluan shtetasit italian dy zarfe të mëdhenj të bardhë.

Shtetasi italian i vendosi në ndarjen e rrotave rezervë në bagazh dhe pastaj u largua.

Policët e ndoqën burrin në Cerro Maggiore dhe e ndaluan për kontroll.

Brenda makinës, u zbulua një ndarje e fshehur ku oficerët gjetën 23 kg kokainë dhe rreth 3.5 kg heroinë.

Sipas hetimeve paraprake, droga ishte destinuar për në tregun milaznez./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.