Drogë me postë nga SHBA në Shqipëri, lihet në burg Ilir Sefa

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest me burg për lir Sefën, i cili u arrestua dy ditë më parë nga antidroga e

Mars 22, 2024 - 15:30
 0
Drogë me postë nga SHBA në Shqipëri, lihet në burg Ilir Sefa

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest me burg për lir Sefën, i cili u arrestua dy ditë më parë nga antidroga e Tiranës.

Vizion Plus mëson se avokati i të riut kërkoi sot në Gjykatë masë më të butë sigurie për klientin e tij.

27-vjeçari u arrestua teksa po merrte një pako me lëndë narkotike nga Shtetet e Bashkuara me postë.

Agjentët e antidrogës sekuestruan atë ditë 1 kg e 600 gramë kanabis sativa, që u trafikua përmes kutive postare. Gjatë operacionit të koduar ‘atlanta’ u shpall në kërkim edhe një 21-vjeçar./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.