“Dua të qepem të rifitoj virgjërinë”, mjekia gjinekologe zbulon “sekretet” e vajzave

Virgjëria vijon të mbetet një tabu në shoqërinë tonë shqiptare, sidomos tek vajzat. Në shumë raste, kur vajzat kanë pasur një marrëdhënie të hershme që nuk ka pasur fund të lumtur, kërkojnë “shpëtim” tek mjekët. Himinoplastika apo si apo siç njihet ndryshe si “qepja” është kërkesa më e shpeshtë që marrin mjekët gjinekologë, kryesisht në […]

Mars 1, 2024 - 12:50
 0
“Dua të qepem të rifitoj virgjërinë”, mjekia gjinekologe zbulon “sekretet” e vajzave

Virgjëria vijon të mbetet një tabu në shoqërinë tonë shqiptare, sidomos tek vajzat.

Në shumë raste, kur vajzat kanë pasur një marrëdhënie të hershme që nuk ka pasur fund të lumtur, kërkojnë “shpëtim” tek mjekët.

Himinoplastika apo si apo siç njihet ndryshe si “qepja” është kërkesa më e shpeshtë që marrin mjekët gjinekologë, kryesisht në kryeqytet.

Edlira Bylykbashi, e ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus tha se ka marrë të tilla telefonata, që kryesisht vijnë nga zonat rurale, teksa shtoi se Tirana ka pasur emancipim.

Të tilla kërkesa thotë mjekja, i merr përditë, por ajo vetë në klinikën e saj nuk e ofron si shërbim dhe këshillon vazjat që të mos ngrejnë një marrëdhënie mbi gënjeshtrat.

Tirana ka emancipuar, çfarë më vjen nga zonat rurale e kanë më shumë problem. Pjesa e virgjërisë, unë kam pyetje rreth humbjes së virgjërisë me pyetje anash e anash dhe pyesin nëse ka mënyra që të virgjërohen. Unë kam përditë telefonata të cilat pyesin dhe thonë a bëni himinoplastika. Por këtë ne nuk e ofrojmë dhe u them që marrëdhëniet e ngritura mbi gënjeshtra, nuk është marrëdhënie”, tha gjinekologia Bylykbashi.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.