“Duam të vijmë në Kosovë t’i çojmë lule mamit”/ Vëllai i Liridonës takon dy nipat pas një kohe të gjatë: Kishin vetëm një kërkesë…!

Leonard Ademaj, vëllai Liridona Ademajt ka takuar dy fëmijët e motrës së ndjerë pas një kohe të gjatë. Ai ka postuar një fotografi në Facebook me fëmijët që ndodhen nën kujdesin social në Suedi, ku shkruan se ata kishin vetëm një kërkesë, të vinin në Kosovë për t’i dërguar lule nënës” “Sot i takova nipat […]

Mars 5, 2024 - 18:25
 0
“Duam të vijmë në Kosovë t’i çojmë lule mamit”/ Vëllai i Liridonës takon dy nipat pas një kohe të gjatë: Kishin vetëm një kërkesë…!

Leonard Ademaj, vëllai Liridona Ademajt ka takuar dy fëmijët e motrës së ndjerë pas një kohe të gjatë.

Ai ka postuar një fotografi në Facebook me fëmijët që ndodhen nën kujdesin social në Suedi, ku shkruan se ata kishin vetëm një kërkesë, të vinin në Kosovë për t’i dërguar lule nënës”

Sot i takova nipat Dionin dhe Diarin, fëmijët e Liridonës tonë, pas disa muajsh dhe pas një ngjarje tragjike që do t’i përcjellë tërë jetën. U përqafuam gjatë. Ata e patën vetëm një kërkesë: a mundemi me ardhë në Kosovë me dërgu lule te varri i nënës? Falënderojmë shërbimet sociale në Suedi për kujdesin profesional”, ka shkruar ai.

Liridona Ademaj-Murseli është vrarë mbrëmjen e 29 nëntorit 2023, teksa shkonte në shtëpi bashkë me bashkëshortin dhe fëmijët. Bashkëshorti i saj, Naim Murseli po qëndron në paraburgim si organizator i kësaj vrasje bashkë me  Granit Plavën e Kushtrim Kokallën./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.