“Duart lart policia”, dalin pamjet nga arrestimi i 24-vjeçarit në Lezhë, ishte nisur për të furnizuar bandat me mina

Policia e Lezhës ka publikuar pamje nga arrestimi i 24-vjeçarit, i cili dyshohet se do u shiste grupeve kriminale mina me telekomandë për

Mars 22, 2024 - 11:00
 0
“Duart lart policia”, dalin pamjet nga arrestimi i 24-vjeçarit në Lezhë, ishte nisur për të furnizuar bandat me mina

Policia e Lezhës ka publikuar pamje nga arrestimi i 24-vjeçarit, i cili dyshohet se do u shiste grupeve kriminale mina me telekomandë për shpërthim në distancë.

Falë ndërhyrjes së policisë dhe arrestimit të 24-vjeçarit u parandaluan ngjarje të rëndë kriminale që do të kryheshin me minat që policia sekuestroi.

I riu u kap me 2 mina me telekomandë, të fshehura në trup nga Fushë Kruja në drejtim të Lezhës, për t’ua shitur grupeve kriminale.

Siç duket edhe në video policia ka arrestuar 24-vjeçarin në flagrancë.Ndërkohë mësohet se policia ka sekuestruar 2 mina (me lëndë plasëse C4), me telekomandë për shpërthim në distancë./vizionplus,tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.